Mustafa s’tregon nëse do të takohet sot me Kurtin

Prishtinë | 23 Dhj 2019 | 13:24 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk ka treguar se kur do të ketë një takim të radhës me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, raporton Ekonomia Online.

I pyetur nëse do të ketë takim sot nuk ka pohuar as mohuar një gjë të tillë.

Ai është përgjigjur shkurt se nëse do të ketë takim mediat do të njoftohen.

“Do të ju tregojmë nëse do të këtë takim”, tha Mustafa pas manifestimit ku u shënua 30 vjetori i themelimit të LDK-së.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu gjatë ditës tha se nuk do të ketë  sot një takim ndërmjet dy liderëve.

Të ngjashme