Mustafa takohet me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 15:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka pritur në takim ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadorin Kosnett për qëndrimet dhe vlerësimet e LDK-së mbi korrupsionin e lartë në vend, dëmtimet nga ana e  Qeverisë e marrëdhënieve me miqtë ndërkombëtarë, përplasjet e udhëheqësve të institucioneve më të larta dhe rreth dialogut me Serbinë.

Njëkohësisht, kryetari Mustafa shpalosi programin e LDK-së mbi zhvillimin ekonomik, uljen e papunësisë, përmirësimin e arsimit,të shëndetësisë dhe forcimin e sundimittë rendit dhe ligjit.

Në fund, kryetari Mustafa falënderoi SHBA-të për mbështetjen e pazëvendësueshme që i kanë dhënë Kosovës gjatë gjithë kohës, ndërsa uroj që partneriteti me SHBA-të të thellohet edhe më tutje.

Të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetarët Agim Veliu dhe Lutfi Haziri dhe anëtari i Kryesisë, Kujtim Shala.

Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura dhe mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.

Të ngjashme