Mustafa takohet me Baroneshën Catherine Ashton

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Ministri Mustafa u takua me Baroneshën Catherine Ashton.
Në takimin e zhvilluar në Londër, ministri i MPB-së Ekrem Mustafa dhe Baronesha Catherine Ashton, ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit më të thellë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në disa fusha të sigurisë.

Dy vendet tona siç u potencua në takim janë vende mike ngushtë të lidhura me njëra- tjetrën andaj nuk ka asnjë pengesë që bashkëpunimi të zgjerohet.
Gjatë takimit, ministri Mustafa iu falënderua Ashton për angazhimin e saj për Kosovën, si dhe u shpalosën modalitete të veprimit në të ardhmen.

Të ngjashme