Mustafa takohet me presidentin e NDI-it, Derek Mitchell

Prishtinë | 14 Maj 2019 | 14:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur në takim presidentin e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), Derek Mitchell, raporton Ekonomia Online.

Në këtë takim mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.

Në komunikatën e dërguar nga LDK-ja njoftohet se Mustafa ka falënderuar Mitchell për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë NDI institucioneve kosovare drejt zhvillimit dhe avancimit të vlerave dhe institucioneve demokratike në vend. NDI ka përkrahur vazhdimisht organet e LDK-së, veçanërisht Grupin Parlamentar, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë. Mustafa shpalosi zhvillimet e fundit në vend dhe qëndrimet e LDK-së rreth sigurisë, korrupsionit, arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës dhe investimeve të huaja në Kosovë.

Mitchell falënderoi Mustafën për mirëpritjen dhe bashkëpunimin e dy institucioneve tona këto 20 vite. Ky bashkëpunim, pritet të vazhdojë edhe më fuqishëm, gjatë viteve në vijim.

Të ngjashme