Mustafa takoi Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell

Prishtinë | 07 Maj 2019 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairí O’Connell.

Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së në lidhje me zhvillimet e fundit.

Kryetari Mustafa vlerësoi se gjendja aktuale politike në vend është mjaft e ndërlikuar dhe kërkon angazhim serioz dhe kreativ të të gjithë akterëve politik për të garantuar mbrojtjen e interesave shtetëror të Kosovës. Duke e falënderuar për mbështetjen e pazëvendësueshme të Britanisë për Kosovën, kryetari Mustafa shprehu përkushtimin e LDK-së dhe të qytetarëve të vendit për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje.

Ambasadori O’Connell, falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme