Mustafa takoi ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando

Prishtinë | 03 Sht 2020 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar  ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Sipas komunikatës, gjatë këtij takimi, kryetari Mustafa e njoftoi ambasadorin Orlando për qëndrimet e LDK-së në lidhje me situatën aktuale politike, në veçanti për luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Po ashtu kryetari Mustafa e falënderoi ambasadorin Orlando për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë që i ka dhënë vendit tonë.

Ambasadori Orlando, siguroi se Italia do të punoj ngushtë me Kosovën dhe do ta mbështesë vendin për zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Në takimin ishin të pranishëm nënkryetari i LDK-së, Ismet Beqiri dhe ministri Besian Mustafa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme