Mustafa takoi Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren

Prishtinë | 04 Pri 2019 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, vizitoi komunën e Prizrenit, ku u takua me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi të kësaj komune.

Në këtë takim mori pjesë Kryetari i Komunës së Prizrenit, MytaherHaskuka, si dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.  

Më këtë rast, ministri Mustafa tha se takimi me KKSB në Prizren është bërë me arsye të identifikimit të shqetësimeve të qytetarëve dhe për tëdebatuar mbi çështjet e sigurisë në Komunën e Prizrenit.

“Për ta realizuar një mision kaq të rëndësishëm sikurse e ka KKSB-ja në Prizren, nevojitet të merren parasysh shqetësimet e qytetarëve që lidhen me çështjet e sigurisë. Po bëhen përpjekje të shumëfishta që të avancohet gjendja e sigurisë”, tha ministri Mustafa.

Ndërsa, Kryetari i Komunës së Prizrenit, MytaherHaskuka, theksoi se bashkëpunimi me organet më të larta të sigurisë bën që të rritet më tej niveli i sigurinë për qytetarët e Prizrenit.

Në takim, kryetari Haskuka shprehi shqetësimin e tij lidhur me zjarr vëniet nëpër pyje që janë shtuar kohëve të fundit. Ai bëri të ditur se deri më tani janë identifikuar rreth 200 raste të zjarr vënieve.

Sa i përket sigurisë në komunikacion, u theksua se krahasuar me vitin e kaluar është shënuar rënie e numrit të aksidenteve, mirëpo krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, ka rritje të numrit të rasteve me fatalitet.

“Policiae Kosovës ka planin zhvillimor-strategjikpër vitin 2016-2020 dhe në kuadër të këtij Plani janë paraparë edhe objektivat, ku në mesin e tyre janë objektivat e sigurisë dhe parandalimi i aksidenteve në trafikun rrugor”, tha Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës.

Gjithashtu në këtë takim tema diskutimi ishin edhe procesi i legalizimit të armëve, procesi i ri- integrimit i personave të kthyer nga vendet e luftërave, situata aktuale e sigurisë në komunë, etj.

Takimi me KKSB-të ndihmon në identifikimin  e problematikave të cilët janë shqetësuese për komunitetin dhe ky komunikim mes nivelit qendror dhe lokal identifikon dhe jep zgjidhje të probleme të ndryshme.

Sa i përket sigurisë nëpër shkolla, ministri Mustafa e vlerësoi se ngritja e sigurisë nëpër shkolla vazhdon të mbetet një sfidë dhe se për këtë nevojitet një bashkëpunim i sinqertë dhe reciprok ndërmjet Policisë, prindërve dhe personelit arsimor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme