Mustafa takon deputetët gjermanë, thotë se rikonfirmuan qëndrimin për mos prekje të kufirit

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka takuar mbrëmë dy deputetët e Bundestagut gjerman, Peter Bayer dhe Christian Schmidt.

“Mbrëmë takova deputetët e CDU-së në Bundestagun Gjerman, z. Christian Schmidt dhe Peter Bayer së bashku me drejtuesit e Konrad Adenauer Stiftung. Biseduam për çështjet aktuale në Kosovë, për bashkëpunimin regjional, veçmas atë ekonomik, dhe perspektivën evropiane të Kosovës”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

“Trajtuam, po ashtu, bashkëpunimin e LDK-së me CDU, si parti simotra në familjen e Partive Popullore Evropiane. Përfaqësuesit e lartë gjerman rikonfirmuan qëndrimin e tyre për dialogun dhe për kufijtë, që përputhet në tërësi me qëndrimin e LDK-së”.

Qëndrimi i deritanishëm i LDK-së ka qenë që kufijtë shtetërorë nuk duhet të preken në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Në takim kanë pjesë edhe Agim Veliu e Lutfi Haizri, nënkryetar të LDK-së dhe Vlora Dumoshi, anëtare e Kryesisë.IM

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme