Mustafa: Do të ndodhë “shkrirja” e jo “ngrirja” e koalicionit me serbët

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 15:32 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë vizitës që kryeministri Isa Mustafa, bëri në njërën nga kompanitë teknologjike që operojnë në Kosovë Mustafa foli për “ngrirjen” e qeverisjes qendrore në rast se do të tërhiqet Lista Serbe nga koalicioni qeverisës.

Kryeministri Mustafa i pyetur nga gazetarët se nëse do ketë “ngrirje” të qeverisjes me tërheqjen e ministrave serb dhe se në rast se ata tërhiqen nga koalicioni a do t’i kenë votat e mjaftueshme për demarkacionit, Mustafa u përgjigj shkurt duke thënë se do të ndodhë “shkrirja”.

“Ajo që mund të them është se do të ndodhë shkrirja, askush nuk ka llogari të ngrijë këtë koalicion”, ka thënë kryeministri Mustafa gjatë vizitës së bërë në kompaninë “3 CIS”.

Të ngjashme