Mustafa: Të respektohet vullneti i qytetarëve të Drenasit

Prishtinë | 02 Dhj 2016 | 14:19 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhur me zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Drenasit të cilat mbahen më 4 dhjetor, kryeministri i vendit Isa Mustafa, ka kërkuar që të respektohet vullneti i qytetarëve të Drenasit dhe procesi zgjedhor të jetë demokratik, raporton Ekonomia Online.

Këto komente ai i ka bërë pas homazheve te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, në 72-vjetorin e lindjes së tij.

“Për ne është me rëndësi që procesi zgjedhor me qenë demokratik që të respektohet vullneti i qytetarëve të Drenasit dhe këtë vullnet do ta respektojmë tërësisht. Mbetet që ata (qytetarët) njeriun i cili konsiderojnë se është më i miri për kryetar të Komunës së Drenasit”.

Të ngjashme