Mustafa: Thaçi më tha se po rrezikohet largimi i trupave amerikane, s’biseduam për zgjedhje

Prishtinë | 04 Mar 2019 | 15:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se në politikën e Kosovës po bëhen gara mes Presidentit dhe Kryeministrit se kush është më i forti, raporton Ekonomia Online.  

“Kemi sjelljen e kryeministrit i cili shprehet se me vendimin për tarifën e mbron Kosovën që të mos ndodhë shkëmbimi i kufijve. Mirëpo detyrë e tij është që të drejtoj dialogun sepse gjithmonë kështu ka qenë dhe nëse dëshiron që kjo të mos ndodhë duhet të mos e lërë drejtimin e dialogut, por të marrë në drejtim këtë epilog ai vet”, tha Mustafa.

Sipas tij Kosova kurrë nuk ka qenë në situate më të rëndë karshi bashkëpunëtorëve dhe përkrahësve që i ka pasur gjithmonë.

“Zgjidhja e vetme që të dalim nga ky qorrsokak është të shkojmë në zgjedhje. Askush mos të mendoj në Kosovë që LDK-ja do të hy në qeveri në këtë mandat për të shpëtuar ndytësit e këtij koalicioni përmes LDK-së. Këtë s’do e bëjmë, këtë që e kanë bërë duhet ta lajnë vet”, u shpreh Mustafa pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.

“…Presidenti po flet thuajse Kosova dhe Kushtetuta janë harmonikë e tij”, tha ai.

Musatafa ka treguar se është takuar edhe me Kryeministrin dhe jo vetëm me Presidentin.  Ai tha se Thaçi nuk ka kërkuar diçka të veçantë.

“Ai kur ka thirr me ardhë ka thënë se po e shoh të nevojshme me të lajmru se me çka po përballemi. Ka thënë se po rrezikohet largimi i trupave amerikane nga Kosova”, ka thënë Mustafa, raporton EO.

Ai tha se po bëjnë punën maksimalisht që se bashku me Vetëvendosjen ta rrëzojnë qeverisjen aktuale.

“Lidhur me mocionin ne po bëjmë maksimalen, e unë opozitë e konsideroj VV-në që të rrëzojmë qeverisjen aktuale. Kjo nuk është qeverisja e AAK-së dhe Ramush Haradinajt, por është qeverisja e PDK-së. Dmth për të rrëzuar PDK-në çdo herë jemi gati”, tha Mustafa duke treguar qe asnjëherë nuk ka marrë ofertë nga PDK-ja për qeverisje dhe as nuk kanë marrë ftesë nga Hashim Thaçi.

Mustafa tha se taksa e vendosur ndaj shteti serb nuk ka pasë asnjë efekt deri tash.

“Ata që e kanë vënë taksën ata duhet të marrin vendim se a me heq , me suspendu apo me mbajt. S’ka pasë asnjë vlerësim të efekteve të taksës. Asnjë punëtorë nuk është largu nga puna në Serbi se atyre ju ka ndalë puna për shkak të taksës. Në këtë situatë duhet të ulet dikush me bisedu se cilat janë efektet”, tha ai.

Sipas Mustafës po të kishte qenë LDK-ja në krye të Qeverisë, ajo nuk do e kishte vënë në rrezik miqësinë me shtetet e ShBA-së.

“Me qenë LDK në pushtet ne kurrë nuk e kishim vu në rrezik miqësinë me ShBA-në dhe nuk do e kishim vendos taksën pa u mendu mirë”, tha Mustafa.

Të ngjashme