Mustafa thotë se nga tani bujqit do të trajtohen barabartë për subvencione

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa ka njoftuar se ka nxjerrë vendim që u ndalon të gjithë zyrtarëve të MBPZhR-së në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të marrin pjesë në përgatitjen e aplikacioneve për bujqit që aplikojnë për grante dhe subvencione nga kjo ministri për vitin 2020.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka bërë me dije se ky vendim është marrë për të ndaluar konfliktin e interesit dhe mundësitë e keqpërdorimeve si dhe për të rritur transparencën, mbrojtjen e të drejtave të bujqve dhe trajtimin e barabartë të tyre.

Ka thënë se këtë deklaratë  ka nënshkruar edhe ai vet.

“Të gjithë zyrtarët e MBPZhR-së, tash e tutje, janë të obliguar që të nënshkruajnë deklaratë nën betim për evitim të konfliktit të interesit dhe vet e kam nënshkruar i pari deklaratën”, ka shkruar Mustafa.

Thirrje bujqve: mos pranoni që zyrtarët e MBPZhR-së të ju plotësojnë aplikacionet!Për të ndaluar konfliktin e…

Gepostet von Besian Xh Mustafa am Montag, 6. April 2020

Të ngjashme