Mustafa tregon arsyet e shtyrjes së mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri

Prishtinë | 20 Pri 2017 | 14:31 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Isa Mustafa ka treguar arsyet e shtyrjes së mbledhjes së përbashkët të Kosovë-Shqipëri.

Ai ka thënë se arsyeja e shtyrjes së kësaj mbledhje është agjenda e ngjeshur dhe përgatitja e marrëveshjeve të reja, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa shtoi se janë duke punuar që të implementohen në tërësi marrëveshjet e arritura me Shqipërinë.

“Po punojmë për implementimin e marrëveshjeve me Shqipërinë, ndërsa po punojmë edhe në marrëveshjet e reja. I kemi dhënë kohë vetes pak që t’i punojmë marrëveshjet e reja. Kemi agjendë të ngjeshur pasi që unë udhëtoj për në Bruksel, kjo është arsyeja e shtyrjes së mbledhjes së përbashkët”, ka thënë ai.

Mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri ishte e paraparë të mbahet më 24 prill në Vlorë.

Të ngjashme