Mustafa tregon takimin me Merkelin: “Bilfinger” asnjëherë nuk solli projekt konkret

Prishtinë | 25 Jan 2022 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se e habit që në këtë krizë energjetike kur është vendi është hapur nga Qeveria si diskutim tema e kompanisë gjermane “Bilfinger”, e cila vite më parë dëshironte të investonte në termocentralin Kosova A.

Sipas tij, kjo ekzekutivi i tanishëm duhet të gjejë problemet e kësaj situate në vend se të merret me të kaluarën.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, Mustafa deklaroi se në kohën kur ai qeveriste, “Bilfinger” projektin e kishte prezentuar vetëm me programin Poëer Point.

“Unë kur kam ardhur si kryeministër, jam njoftuar se është një iniciativë e një kompanie gjermane që dëshiron të revitalizojë Kosovën A ose që në hapësira të Kosovë A të instalohen pajisje të reja. Më vonë s’kemi qenë të sigurt a janë të reja, apo janë të përdorura në ndonjë termocentral në Gjermani që e kishin mbyllur. Sipas tyre, do të prodhoheshin rreth 800 megavat energji elektrike në 400 rrotorë prej 500 rrotorëve. Është prezentuar vetëm si propozim janë dhënë disa sllajde, për atë se si ata i kanë parë të vendosur gjeneratorët e rinj në vend të atyre të vjetërve”.

Ish-kryetari i LDK-së ka treguar se kur ishte në Gjermani për një vizitë, çështjen e “Bilfingerit” e kishte folur edhe me kancelaren e atëhershme gjermane, Angela Merkel.

“Kur kam shkuar në Gjermani në bisedë me kancelaren Angela Merkel është hapur kjo çështje, nga insisitimi i firmës. Pse ne s’po punojmë në jetësimin e revilatizimit të Kosovës A? Kam thënë se askush nuk e ka kundërshtuar revitalizimin, por se jemi duke pritur firmën të vijë me propozime konkrete”.

“Në të njëjtën ditë u morën vesh që të ulemi me përfaqësuesit e kompanisë dhe të bisedojmë. E mbajtëm një takim atë ditë, i pyetëm se ku janë. Ata na thanë se janë duke e bërë studimin, ne u kemi kërkuar: Sa do të jetë kostoja e një projekti të tillë, cilat janë burimet e financimit, çfarë ofron firma “Bilfinger” pos montinimit të stabilimenteve atje, të bëhet studimi fizibilitetit, të shihet arsyeshmëria ekonomike e investimeve të tilla, të përcakohet afati se kur përfundon ky investim, të përcaktohet norma e kthimit të investimit”.

Sipas tij, në atë takim asnjëherë nuk është treguar se sa do të jetë shuma apo se nuk kishte diçka konrete.

“Në asnjë rast nuk është folur se shteti gjerman do të jap kaq para për ndërtimin e saj, sepse nuk ka pasur asnjë ide të financimit. Ata na kanë premtuar se për 15 ditë do të na dërgojnë proppzimet iniciale, nuk na i kanë dërguar as për 15 ditë dhe asnjë kohë. Kabineti im ka insistuar t’i kemi vazhdimisht. Ata na premtonin, por kurrë nuk e ke kemi marrë asnjë propozim konkret për asnjë çështje. Çështaj e Kosovës A nuk ka qenë çështje që mund të shprehet në flet të bardhë. Kishte vetëm ide teknike se ne do ta bëjmë kështu gjeneratorin e dytë, të tretë, të katërt, duke e prezentuar me pamjë në Power Point, por nuk ka pasur ide se kush do ta financojë edhe pse ne e kemi kërkuar”,ka thënë Mustafa.

Të ngjashme