Mustafa u drejtohet delegatëve, adreson kritika për pushtetin dhe fton për unitet

Prishtinë | 03 Gus 2019 | 10:25 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa u është drejtuar delegatëve të kësaj partie në fillimin e Kuvendit të nëntë zgjedhor, raporton Ekonomia Online.

Ai ka adresuar një varg kritikash për Qeverinë në dorëheqje, përderisa ka ftuar për unitet në partinë që aktualisht e udhëheq.

“Ne tani përfunduam një proces gjithëpërfshirës zgjedhor she dolëm më mirë të organizuar si më parë dhe dolëm me një qëllim dhe mund të themi se LDK po shfaq një bashkëpunim të mirë. Prandaj ka ardhur koha që të sjellim ndryshime dhe ta ndalim qeverisjen e keqe dhe për t’i ndalë skandalet”.

“Ne si LDK nuk duam të përfitojmë. Ne kemi guximi të kërkojmë diçka më të mire dhe kemi qenë gjithmonë të vendosur të sjellim diçka më ndryshe”.

“Prioriteti ynë është rritja e vendeve të punës dhe përmasimi i jetës së qytetarëve. Unë qëndroj këtu gati që një dekadë duke i dhënë mbështetje LDK-së dhe së bashku me ju arritëm që LDK ta bëjmë parti popullore  dhe mbas luftës LDK tregoi se si qeveriset pa korrupsion”.

“Kemi qenë dhe mbetemi gardian të shtetit të Kosovës. Sot jam i lumtur që LDK është e para me numrin e deputetëve dhe me numrin e komunave dhe me besimin e popullit. Ne kemi përpara LDK me plot vlera dhe e gatshme të marrë përgjegjësi të reja. Presidenti Ibrahim Rugova morri përsipër procese që ndihmua në pavarësinë e shtetit të Kosovës”.

“Dhe me çdo kusht për çdo qytetar për vendin e punës, për një pension të merituar, për një sistem të pasur të drejtësisë. LDK ka misionin të shpëtojë vendin nga mjerimet dhe nuk ka frikë. Për të arritur këto objektiva na duhen njerëz të mençur dhe patriotë”.

“Kosova do të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe ne do të dëshmojmë që me shtetet fqinje ti zgjidhim problemet me çështje te hapura. Kuvendi i LDK-së do të ketë sublimim i punës së madhe që keni bërë ndër vite, dhe ne në këto zgjedhje do ti mundësohet secilit të drejtat e tij për kandidaturë”.

“Në zgjedhjet e tjera na ndodhën disa gjëra jo të mira. LDK është e njerëzve të moshuar dhe të rinjve, dhe rivaleve tonë politikë do ti themi se shihemi nesër në zgjedhje. Dhe vetëm një fitore e LDK-së ia kthen shpresën Kosovës. Duhet të jemi të vendosur ti arrijmë synimet tona politike ekonomike me një politikë afatgjatë”.

Të ngjashme