Mustafa uron formimin e Ushtrisë së Kosovës

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e mandatimit të sotëm në Kuvend, të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram urimi:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Themelimi i Ushtrisë së Kosovës, ishte nevojë dhe e drejtë e shtetit, prandaj më lejoni që në emrin tim personal dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës të ua uroj këtë ditë kaq të rëndësishme për vendin tonë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, si parti më e madhe në vend, qoftë në pozitë apo në opozitë, ka përkrahur në vazhdimësi ngritjen dhe aftësimin e FSK-së për t’u shndërruar në Forcë të Armatosur, përkatësisht në Ushtri të Kosovës në interes të mbrojtjes së vendit, pra, në interes të çdo qytetari të saj.

Poashtu, Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë e përkushtuar që ky proces të jetë në vazhdimësi në bashkëpunim me ShBA-të, NATO-n, BE-në dhe aleatët tjerë strategjik të vendit tonë.

Ushtria e Kosovës do të shërbejë për paqe, siguri dhe stabilitet në vend dhe në gjithë Ballkanin.

Prandaj, urime qytetarë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme