Mustafa uron qytetarët rreth vizave

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 17:15 | Nga

Lideri i Lidhjes Demokratike të   Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për vendimin e Parlamentit Evropian në çështjen e liberalizimit të vizave.

“Le të punojmë dhe shpresojmë se Këshilli i BE-së do të marrë shumë shpejt vendimin pozitiv për liberalizimin e vizave. Qytetarët e Kosovës meritojnë këtë vendim,” ka shkruar Mustafa në Twitter.

Parlamenti konfirmoi të enjten mandatin për negociata me Këshillin mbi propozimin për heqjen dorë nga kërkesat për viza për qytetarët e Kosovës, raporton EkonomiaOnline.

Deputetët mbështetën, me 420 vota për 186 dhe 22 abstenime, vendimin e Komitetit të Lirive Civile për të filluar diskutimet me ministrat lidhur me këtë ndryshim legjislativ.

Të ngjashme