Mustafa uron Xhaferin, Maqedonia është edhe e shqiptarëve

Prishtinë | 28 Pri 2017 | 14:53 | Nga

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka uruar zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.

Mustafa tha se Maqedonia është e qytetarëve të saj shqiptarë, aq sa është edhe e maqedonasve dhe të tjerëve.

Lexoni të plotë postimin e Mustafës në Facebook:

“Uroj zgjedhjen e z. Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë. Maqedonia është e qytetarëve të saj shqiptarë aq sa është edhe e maqedonasve dhe të tjerëve.

Kam besim se Maqedonia si shtet fqinj i Kosovës do të konsolidojë institucionet e saj demokratike duke respektuar të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët e saj.

Ne të gjithë në Ballkanin Perëndimor akoma po shërojmë plagët e luftës, dhunës dhe armiqësive, prandaj duhet të evitohen këto të këqija në ndërtimin e ardhmërisë tonë evropiane dhe euroatlantike”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme