Mustafa: Vizita e Bidenit fuqizon miqësinë dhe partneritetin me ShBA-në

Prishtinë | 17 Gus 2016 | 11:23 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka përfunduar takimin me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden.

Kryeministri Mustafa ka theksuar se me zëvendëspresidentin Biden ka zhvilluar një takim të frytshëm bilateral.

“Pata nderin e veçantë të pres sot zëvendëspresidentin amerikan, mikun e madh të Republikës së Kosovës, Joe Biden. Pasi i urova zëvendëspresidentit Biden mirëseardhje në Kuvendin e Kosovës, zhvilluam një takim shumë të frytshëm bilateral”.

“Jam thellësisht i bindur se kjo vizitë do të ketë ndikim pozitiv në fuqizimin e mëtejshëm të miqësisë dhe të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. Zoti i bekoftë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar kryeministri Mustafa.

isa mustafa - joe biden2 isa mustafa - joe biden3 isa mustafa - joe biden4 isa mustafa - joe biden6
isa mustafa - joe biden5
isa mustafa - joe biden7
isa mustafa - joe biden

Të ngjashme