Mustafa: Vizita e Bidenit, ngjarje e madhe

Prishtinë | 13 Gus 2016 | 12:26 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se po bëhen përgatitje intensive për pritjen e “mikut të madh të Kosovës”, zëvendëspresidentit të SHBA-së, Joe Biden.

Sipas tij, vizita e njeriut të dytë të demokracisë botërore është një ngjarje e madhe dhe e veçantë për Kosovën.

“Themel i rugovizmit, pra i strategjisë politike të Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugova ishte miqësia e përhershme me SHBA-në. Aleanca Veriatlantike e udhëhequr nga SHBA e shpëtoi Kosovën nga ekzodi, shfarosja dhe zhbërja”, ka shkruar Mustafa, në faqen e tij në Facebook

“SHBA ishte aleati ynë kryesor në shpalljen e pavarësisë dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike. Ekspertiza politike dhe mbështetja e SHBA-së kanë qenë dhe janë jetike për Kosovën”.

“Ata që thirren në rugovizëm duhet të kenë besim në SHBA-të, sepse ky besim dhe kjo miqësi janë gurthemel, jo vetëm i misionit dhe vizionit të politikave tona shtetërore por konsideroj se edhe, i fatit të vendit tonë”.

Sipas kreut të Qeverisë, vizita e zëvendëspresidentit Biden është konfirmim i përkushtimit të përbashkët që marrëdhëniet me fqinjët, politikat gjeostrategjike dhe integrimet euroatlantike të ndërtohen  në partneritet të plotë me SHBA-në.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme