Mustafa vlerëson PDK-në që votoi rishikimin e buxhetit

Prishtinë | 30 Kor 2020 | 23:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se e vlerëson përkushtimin e deputetëve, sidomos të atyre të PDK-së opozitare, për votimin i rishikimit të buxhetit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se aprovimi i ndryshimeve të buxhetit, hap mundësi për fokusim më të madh në luftën kundër Covid-19.

Mustafa ka thënë se ky votim, flet për vetëdije të deputetëve që kapërcen interesat e ngushta partiake.

“Vlerësoj lart përkushtimin e deputetëve të pozitës dhe përkrahjen e rëndësishme, sidomos të deputetëve të PDK-së në këto rrethana të rënda për vendin. Besoj se Qeveria do të veprojë me efikasitet në implementimin e zotimeve të saj”, ka thënë ai.

Të ngjashme