Mustafa: Zgjedhjet e reja në vitin 2018

Prishtinë | 24 Tet 2016 | 13:54 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Isa Mustafa, gjatë një vizite në Mitrovicë, ka thënë se zgjedhje të reja nuk do te ketë deri në vitin 2018.

Gjatë një konference shtypi, së bashku me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, kryeministri Mustafa tha se qeveria është stabile dhe se po punon vazhdimisht.

“Zgjedhjet e reja janë në vitin 2018 ndërkaq ato lokalet janë vitin e ardhshëm. Jemi duke punuar me përkushtim në punë të tjera”, ka thënë kreu i Qeverisë, njëherësh kryetar i LDK-së.

Pas vizitës në Komunën e Mitrovicës, Mustafa do të vizitojë dhe kombinatin “Trepça”, ku do të takohet me menaxhmentin dhe minatorët dhe ku do të diskutohet për aprovimin e Ligjit për Trepçën.

Ai, po ashtu, do vizitojë kompaninë “Missini ShPK”, e cila ka 70 punëtorë.

Të ngjashme