Mysafirët nga Amerika i prinë “Ecjes për liri”

Prishtinë | 12 Qer 2019 | 14:58 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë është zhvilluar ecje e personaliteteve të larta ndërkombëtare dhe vendore nga hoteli “Swiss Diamond”, deri te busti i ish-sekretares Madeleine Albright, raporton Ekonomia Online.

Mysafirët i kanë prirë ecje nëpër sheshet e kryeqytetit. Ish-presidenti i ShBA-së, Bill Clinton, ish-sekretarja amerikane, Madeleine Albright ish-gjenerali i NATO-s Wesley Clark dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare i kanë pri ecjes së organizuar për këtë ditë.

Ndërkaq në orën 15:00, do të bëhet vizitë në Bulevardin “Bill Clinton”, afër shtatores së ish-presidentit Clinton.

Tubimi qendror i shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë është mbajtur në sheshin “Skënderbeu”.

Të ngjashme