Mytaher Haskuka flet për videot e publikuara nga PDK-ja për manipulim votash

Prishtinë | 30 Nën 2017 | 15:30 | Nga

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka folur rreth videove të publikuar nga PDK-ja, e cila pretendon se aty janë manipuluar votat nga Vetëvendosje.

“Argatët e Klanit Pronto, Blerand Stavileci dhe Kujtim Gashi vazhdojnë me shpifjet duke u munduar me e arsyetu humbjen para shefave të tyre”, ka shkruar ndër tjera ai në Facebook.

Ai ka thënë se PDK-ja nuk kishte asnjë vërejtje gjatë ditës së zgjedhjeve përderisa aty i kishte komisionerët dhe vëzhguesit.

Postimii plotë i tij:

Argatët e Klanit Pronto, Blerand Stavileci dhe Kujtim Gashi vazhdojnë me shpifjet duke u munduar me e arsyetu humbjen para shefave të tyre.

Shumë pare kanë dhanë me ble vota e me manipulu me procesin zgjedhor në Prizren po prapë humbën. Kanë përdor të gjitha mekanizmat shtetnore, bile i dënuan aktivistët pa prova vetëm me ndiku në procesin zgjedhor por prapë e humbën “Jerusalemin” e tyre. Tash veç propaganda e shpifja ju ka mbet.
Të përkujtoj Blerandin e Kujtimin që ata në ditën e zgjedhjeve nuk kanë pas asnjë vërejtje edhe pse në çdo vendvotim i kanë pas minimum nga 5 komisioner nga koalicioni PDK dhe nga 4 vëzhgues. Tash si humbës që janë, shpifin e kërcënojnë vëzhgues duke bërë vepra penale”.

Haskuka statusit të tij në Facebook ia ka bashkangjitur një foto me mbishkrimin “Këta në foto duke festuar që ju hekëm prej pushteti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme