Nagavci e VV-së: Po tentohet të krijohet një Qeveri e varur nga Beogradi

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 12:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Arbërie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, ka thënë se është duke u tentuar që të krijohet një Qeveri e varur nga Beogradi, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se si VV do të reagojnë për zhvillimet politike pasi të shohin letrën e dërguar nga presidenti për LDK-në.

“Ju e dini që në ditët e fundit  zoti Thaçi  i ka dërguar 5 letra zotit Kurti, madje i ka dërguar nga dy letra në ditë. Kurse ende nuk kanë bërë publike letrën e dërguar LDK-së, besojmë që ata në mënyrë të jashtëligjshme duke shkelur Kushtetutën të shohin mundësinë për krijimin e një qeverie të re. Reagimi ynë do të jetë konform letrave që i dërgon LDK-së, reagimet do t’i bëjmë konform këtyre letrave”.

“LVV-ja jemi të obliguar të mbrojmë vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit dhe do të bëjmë reagimet konfrom shkresave. Tani duhet të shohim se cila është kërkesa specifike, ju e keni parë që për fat të keq prej një qeverie e pavarur prej panit dhe nga Lista Serbe. Po tentohet të krijohet një qeveri e varur nga Beogradi”, tha Nagavci.  

Ajo ka thënë se pazaret po ju vazhdojnë, sepse pikërisht për këtë i është dhënë leja nga Ministria e Infrastrukturës leja për të ardhur në Kosovë, Pacollit.

“Ministria e Infrastrukturës, pa koordinim me MPBA-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë i kanë dhënë leje z. Pacolli për tu kthyer në Kosovë dhe kjo tregon se po vazhdojnë pazaret”, tha Nagavci.

Të ngjashme