Nagavci: Fituese e zgjedhjeve është VV, dhe partia e dytë fituese LDK

Prishtinë | 11 Tet 2019 | 23:14 | Nga Arbërie Nagavci

Me 6 tetor qytetarët e thanë fjalën e tyre.

Në mënyrën demokratike, me votë, vendosën që në vendin tonë do të ndodh ndryshimi që e kemi pritur e kërkuar kaq shumë.

Qytetarët dënuan me votë subjektet që kanë keqeverisur e janë përgjegjësit kryesor për degradimin e secilit sektor të shtetit tonë dhe më shumë se 50% e qytetarëve votuan që përgjegjësinë për ta qeverisur vendin ta kenë dy subjektet që kanë qenë në opozitë deri tani, pra LV! dhe LDK.

Fituese e zgjedhjeve është LV! dhe partia e dytë fituese LDK!
Me durim presim numërimin e të gjitha votave, përfshi ato me kusht e të mërgatës, presim certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe ndërkohë përfundojmë të gjitha pregatitjet për bashkëqeverisjen LV! dhe LDK!, për Qeverinë Kurti!

Shpresoj se të gjithë kemi marrë mesazhin e qartë nga qytetarët.

E diela e 6 tetorit ishte një ditë fantastike, ditë kur u vendos një standard i ri.
U dëshmua se LVV nga viti 2017 është partia e parë në Kosovë, se qytetarët kanë vlerësuar këmbënguljen e punën tonë të palodhshme e të pandalur përballë betejave jo të lehta. Qytetarët u dhanë një mundësi të re atyre që kanë filluar ndryshimet premtuese brenda vetes dhe dënuan keqqeverisjen.

Shumica sot me të drejtë presin që me vendin të qeverisin LV! dhe LDK, presin që ne të funksionalizojmë institucionet, të punojmë fort e të udhëheqim vendin në këto momente të rëndësishme.
Nëse dikush s’e kupton këtë tani, do ta kuptoj në zgjedhjet e ardhshme.

Unë besoj se Albini dhe Vjosa, LV! e LDK shumë shpejt do të jetësojnë vullnetin e qytetarëve dhe të arrijnë pajtueshmëri e harmonizim të plotë në krijimin e Qeverisë Kurti

Të ngjashme