Nagavci – Hotit: Kosova nuk është e njëjtë si para 4 shtatorit

Prishtinë | 21 Tet 2020 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci në interpelancën e kryeministrit Avdullah Hoti, për pezullimin e aplikimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare tha se me këtë vendim, kryeministri Hoti e ka pezulluar edhe vetë shtetësinë e Kosovës.

Sipas saj moratoriumi do të thotë izolim i shtetit të Kosovës dhe dëmet që kryeministri Hoti ia ka shkaktuar vendit do të jetojnë më gjatë se moratoriumi.

“Ne kurrë nuk duhet të pranojmë diçka që ia heq një të drejtë esenciale shtetit të Kosovës, fatkeqësisht me këtë vendim ju keni pranuar një gjë të tillë duke e izoluar edhe më shumë Kosovën dhe qytetarët e saj. Kosova nuk është e njëjtë si para dhe pas 4 shtatorit kur ju e nënshkruat atë marrëveshje dhe këtë moratorium”, tha Nagavci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme