Nagavci-Hoxhës: Turpin e ke ngrënë me bukë, Dehari vdiq në duart tua

Prishtinë | 06 Gus 2017 | 19:50 | Nga

Pas akuzave ndaj Vetëvendosjes, të anëtares së kryesisë së PDK-së, Dhurata Hoxhës, në lidhje me qeverisjen e Prishtinës në arsim, ka reaguar Drejtoresha e këtij dikasteri në kryeqytet, Arbërie Nagavci.

Nagavci në llogarinë e saj në facebook i është përgjigjur Hoxhës duke e konsideruar gënjeshtare dhe shpifëse si një ministre e Drejtësisë, transmeton Klan Kosova.

Të gjitha këto Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, i drejtoi tek Hoxha, duke iu referuar vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes në burg, Astrit Deharit.

”Dhurata Hoxha, ministria në ikje e drejtësisë sot paska mbajtur një konferencë për media, një konferencë ku paska folur për “kapjen e shkollave të Prishtinës nga militantët e Vetëvendosjes”.

Dhurata Hoxha, do të ishte shumë e vështirë për mua të shkoj madje ndër mend se një ministre e drejtësisë gënjen e shpif publikisht, por ti tashmë e ke ngrën turpin me bukë, dhe si ish këshilltare e Hashim Thaçit e Kadri Veselit edhe mund të pritet kjo nga ti.

Dhurata Hoxha, dje u bënë nëntë muaj që një i ri i këtij vendi, një student shembullor, një qytetar me angazhim të pashoq për vendin e tij vdiq në duart tua. Dhurata, në kohën sa ti ishe ministre e drejtësisë Astrit Dehari u mor peng dhe u vra nga shteti që keni kapur ti, shefat e tu dhe partia që ti i takon.

Dhurata Hoxha, të isha në vendin tënd nuk do të mund të flija natën, nuk do të mund të shiqoja fëmijët e mi, se do më dilte para syve Arsa Dehari, vogëlushja që kurrë nuk do të shof babain e saj, që ja vrat ti dhe shteti që e keni krijuar, e jo të dilja në konferenca për media për të shpifur publikisht.

Dhurata, Arsa do të rritet e do të jetë krenare gjatë gjithë jetës për babain e saj! Po ti Dhurata cfarë do tu thuash fëmijëve të tu një ditë, si do të arsetosh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme