Nagavci, Musliu e Selmanaj në Uashington, takojnë kongresistët amerikanë Price dhe Garol

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në përbërje: Arbërie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit, Ariana Musliu dhe Driton Selmanaj, deputetë, po qëndron për vizitë në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, delegacioni i Kuvendit të Kosovës është takuar me kongresistët David Price dhe Garol Miller, përfaqësuesin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Robert Benjamin dhe përfaqësuesen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Gretchen Brikle.

Temë diskutimi ishin sfidat të cilat e presin qeverinë e re, roli i opozitës dhe bashkëpunimi me SHBA-të.

Gjatë qëndrimit në SHBA, delegacioni i Kuvendit të Kosovës do të zhvillojë edhe takime të tjera me zyrtarë të administratës amerikane.

 ​



Fjalë Kryesore:

Të ngjashme