Nagavci: Në organet e VV-së nuk është diskutuar për bartësit e përgjegjësive, as për Presidentin

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se në organet e kësaj partie ende nuk është diskutuar për emrat e përveçëm që mund të jenë bartës përgjegjësish pas krijimit të institucioneve.

Ajo ka thënë se për pozitën e Presidentit nuk është folur hiç se hiç, transmeton Klan Kosova.

“Sa i përket bartësve të përgjegjësive. Deri më tani asnjë emër i përveçëm nuk është diskutuar në organet tona, as për pozitat në ekzekutiv e aq më pak për postin e presidentit”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Dua të besoj se qytetarëve do t’u ofrojmë atë që kanë kërkuar: se opozita e deri djeshme do të jetë qeverisja e sotme”.

Të ngjashme