Nagavci: Nëse Kushtetuesja del me vendim të padrejtë, s’bëhet fjalë më për protestë me 5 mijë pjesëmarrës

Prishtinë | 27 Maj 2020 | 21:24 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Imer Mushkolaj në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka theksuar se protesta e Vetëvendosjes është presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Mushkolaj tha se arsyetimet e Vetëvendosjes nuk janë të qëndrueshme se “protesta e nesërme është vetëm provë”.

Sipas Mushkolajt, Vetëvendosje po ushtron presion që nëse Gjykata Kushtetuese nuk del në favor të partisë së Kurtit, atëherë do të ketë protesta tjera.

Ndërkaq, nënkryetarja e Kuvendit, Arbëri Nagavci tha se nëse Gjykata Kushtetuese del me vendim të padrejtë, më s’bëhet fjalë për protesta me 5 mijë vetë.

“Nëse flasim për presionin e Gjykatës Kushtetuese, duhet të ketë motiv për presion. Dhe ne jemi të bindur se rasti është në favor tonin”, tha deputetja e Vetëvendosjes

Të ngjashme