Nagavci: Nga Qeveri demokratike me legjitimitet popullor tek Qeveria e kontrabanduar me ndërhyrje të Presidentit

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Anëtarja e Kryesisë së LVV-së, Arbërie Nagavci, ka numëruar një sërë vendimesh të ish-Qeverisë Kurti duke i krahasuar me ato të Qeverisë aktuale.

Derisa ka theksuar disa nga pikat e programit qeverisës, Nagavci ka thënë se programi i Qeverisë Hoti i hapi rrugë presidentit Hashim Thaçi për udhëheqjen e dialout me Serbinë.

“Duke ditur qëndrimin parimor të Kryeministrit Kurti, duke pasur të votuar Programin qeverisës ku e zeza mbi të bardhë ishte e qartë se s’ka dialog pa parime, se s’ka cënim të sovranitetit, integritetit dhe shtetësisë së Republikës së Kosovës, Presidenti Thaçi e dinte se planet e tij s’mund të realizohet me këtë qeveri. Duke pasur të qartë se me Albin Kurtin Kryeministër nuk ka pazare me Serbinë, se s’ka plane me harta e se ai nuk është faktori vendimarrës pa kushte, filloi Plani B. Presidenti u rikthye edhe një herë tek ata që dhe e bënë President, tek aleati i tij LDK”, ka shkruar në Facebook.

E bindur se qytetarët do të reagojnë, Nagavci thotë se ‘planet’ e kësaj qeverie nuk do të zbatohen.

“Nga reciprociteti me Serbinë tek nënshtrimi ndaj Serbisë akoma pa filluar dialogu, kjo pra është Qeveria jolegjitime, që kot dhe po i bënë planet me Presidentin e saj. Plane që s’do mund të realizohen, sepse qytetarët edhe një herë do t’ua tregojnë vendin”.

Postimi i plotë:

Nga Qeveria demokratike me legjitimitet popullor tek Qeveria e kontrabanduar me ndërhyrje të Presidentit. Me 6 mars…

Gepostet von Arbërie Nagavci am Montag, 8. Juni 2020


Të ngjashme