Nagavci: Nuk mund të rrija symbyllur ndaj faktit se fëmijët e Kamenicës nuk kanë vijuar mësimin

Prishtinë | 14 Pri 2022 | 14:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në Kuvendin e Kosovës ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese me të cilin është hedhur poshtë vendimi i Ministrisë së Arsimit për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar dhe përcaktimit të organizimit të mësimit në objektet shkollore në Komunën e Kamenicës.

Nagavci thotë se vendimi nga MAShTI u mor 23 prill 2021 me qëllim që t’u mundësohet 441 fëmijëve të Kamenicës që të vijojnë mësimin pasi kishin kaluar dy vjet pa vijimin e mësimit.

“Më lejoni t’ju rikujtojë se ky vendim është marrë më 23 prill 2021 me qëllim që t’ju mundësohet 441 fëmijëve të Komunës së Kamenicës të moshës 6 deri 14 vjeç që të vijojnë mësimin pasi kishin kaluar dy vjet pa vijuar mësim. Një numër i konsiderueshëm, rreth 100 nxënës për më shumë se dy vjet nuk e kanë vijuar mësimi e rregullt ndërsa pjesa tjetër për rreth një vit”.

“Që kur kam marrë detyrën jam ballafaquar me kërkesa të shumta të prindërve të cilët kanë kërkuar nga unë që t’ju mundësoj edhe fëmijëve të komunës së Kamenicës që të realizojnë të drejtën e tyre të garantuar me Kushtetutë dhe konventa evropiane për arsim, përtej kësaj kam gjetur edhe raportin e Avokatit të Popullit të lëshuar në vitin 2020 i cili konstaton se vendimi për riorganizimin e mësimit parauniversitar në komunën e Kamenicës ka moszhvillim të procesit mësimor dhe se kjo përbënte shkelje të së drejtës për shkollim” tha ajo.

Nagavci, mes tjerash, thotë se si ministre nuk ka mundur të jetë symbyllur ndaj faktit që pavarësisht se ata fëmijë kanë jetuar në komunën e Kamenicës nuk kanë mundur të vijonin mësimin.

“Si ministre e Arsimit nuk kam mundur të jem symbyllur ndaj faktit se paramar parasysh se ata fëmijë jetonin në komunën e Kamenicës nuk kanë vijuar mësimin. Në aktgjykim, Gjykata thotë se nuk do të lëshohet në vlerësimin e çështjes për të drejtën në arsim. Ndryshe nga Gjykata që nuk e ka trajtuar atë, ne si Ministri nuk kemi mundur të mos e përmbushim një obligim të tillë. Mohimi i së drejtës për shkollim pa fajin e tyre u vendosë në një fushëbetejë politike. Si ministre kam respektuar obligimin tim”, ka thënë ajo.

Të ngjashme