Nagavci: Partitë politike bllokuan punën e Kuvendit për ta ndalë qeverisjen Kurti

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 14:16 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtarja e Kryesisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka deklaruar se puna e Kuvendit ka mbetur peng si shkak i bllokadës së partive politike që tani janë bërë bashkë me qeverisjen Hoti, raporton Ekonomia Online.

Nagavci  theksoi se qëllimi i këtyre subjekteve politike ka qenë  ndalimi i punës së Qeverisë Kurti për të qeverisur më pas me një qeveri jo-legjitime.

“Sot u shqyrtuan 21 pika të rendit të ditës, ku po të njëjta janë shqyrtuar edhe më herët por për shkak të bllokadës së qëllimshme së krijuar nga partitë politike e që janë tani në pushtet. U shqyrtuan këto pika të njëjta siç i kishte sjell Qeveria Kurti në interes të qytetarëve, por që pa asnjë arsye përmbajtësore por vetëm për qëllime politike janë bllokuar për 2 muaj e më shumë duke u tentuar të ndalohet puna e qeverisë për realizimin e pakove emergjente që i kishte përcaktuar qeveria”

” Sot u dëshmua se PDK-ja dhe partitë tjera ndonëse po paraqiten se kanë qëndrime të kundërta ato kanë qenë të përbashkëta për ta rrëzuar Qeverinë Kurti për të krijuar një qeveri jo legjitime në interesa të veta. Gjitha këto parti duhet të jenë përgjegjëse në seancën e së enjtes dhe pse ky Kuvend e ka humbur legjitimitetin, është jo parimore të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë”, u shpreh Nagavci.

Të ngjashme