Nagavci për vërsuljen e deputetit Ukaj, thotë se LDK-ja nuk janë aq trima

Prishtinë | 06 Gus 2020 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e VV-së Arbërie Nagavci tregon se çka ndodhi nga afër në incidentin kur deputeti Xhavit Ukaj iu vërsul kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ishte afër kryeparlamentares Vjosa Osmani, kur asaj iu vërsul deputeti i LDK’së, Xhavit Ukaj.

“Gjuha e zotit Ukaj ka qenë banale, jo vetëm e papranueshme për parlament por edhe në familje. Unë e kam parë mënyrën se si është ngritur në mënyrë kërcënuese”, ka thënë nënkryetarja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti Ukaj përmes një komenti në Facebook ka thënë se edhe deputetes Mimoza Kusari “do t’ia tregojë vendin”, pasi ajo pati një përplasje me kreun e LDK’së, Isa Mustafën. Nagavci thotë se “Kjo nuk flet asgjë për zonjës Osmani, as zonjën Kusari por flet shumë e deputetit Ukaj”.

Kur u pyet sa i kishte frikë se aty të ndodhte ndonjë sulm fizik, ajo dha një përgjigje interesant.

“Unë besoj se nuk janë aq trima”, tha ajo.

Të ngjashme