Nagavci: Përmes shkresës në Kushtetuese kërkojmë që në Kosovë të mos veprohet siç e parasheh Kushtetuta e Serbisë

Prishtinë | 01 Maj 2020 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka thënë se me kërkesën e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, duan që në Kosovë të mos veprohet siç e parasheh Kushtetuta e Serbisë.

“Shkresa jonë për Gjykatën Kushtetuese, me anë të argumenteve juridike, kërkon që në Kosovë të mos veprohet ashtu si e parasheh Kushtetuta e Serbisë, pra si një rrugë që nuk duhet ndjekur, sepse pikërisht këtë po bën Hashim Thaçi dhe LDK. Po veprojnë sipas normave kushtetuese të Serbisë dhe po anashkalojnë nenit 82 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, është shprehur Nagavci përmes Facebook.

Shkrimi i plotë:

Kur edhe avokatëve u mungojnë argumentet juridike dhe për pasojë merren me keqinformim, është një dëshmi më tepër se jemi në rrugë të drejtë.

Dekreti i Presidenti për mandatimin e kandidatit të LDK për Kryeministër, ka ardhur pas marrëveshjes më Listën Sërpska dhe kjo qeveri e synuar do të jetë e varur krejtësisht nga Beogradi.
Ky është një fakt i pamohueshëm, ashtu sikurse është e dukshme dhe shkelja e Hashim Thaçit dhe bashkëpunëtorëve të tij në synimin për të krijuar këtë qeveri.

Si një nga nënshkrueset e Kërkesës për vlerësimin e kushtetueshmërisë së dekretit, jam e bindur se argumentet janë në anën tonë. Dhe përpjekja jonë ka të bëj edhe me mosvarshmërinë e Kosovës nga Serbia dhe për pengimin e planeve të Thaçit e bashkëpunëtorëve të tij, plane jo të mira për vendin.

Shkresa jonë për Gjykatën Kushtetuese, me anë të argumenteve juridike, kërkon që në Kosovë të mos veprohet ashtu si e parasheh Kushtetuta e Serbisë, pra si një rrugë që nuk duhet ndjekur, sepse pikërisht këtë po bën Hashim Thaçi dhe LDK. Po veprojnë sipas normave kushtetuese të Serbisë dhe po anashkalojnë nenit 82 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Të ngjashme