Nagavci tha se një deputet i infektuar po merr pjesë në seancë, reagon Daut Haradinaj

Prishtinë | 04 Dhj 2020 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Nënrkyetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, që po e drejton sot seancën e jashtëzakonshme,  ka thënë se një deputet që ka rezultuar pozitiv me Covid19 katër ditë më parë, sot ndodhet në seancë.

Për këtë, Nagavci ka kërkuar edhe sqarime dhe konsultime duke mos përmendur emra.

Deputetët që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, ju lutem që tu përmbaheni rregullave të IKSHPK-së dhe të qëndroni për vetizolim në shtëpitë e tuaja. Unë i kam mbledhur shefat e Grupeve Parlamentare të partive për të diskutuar për këtë”, tha Nagavci, transmeton Gazeta Express.

Por, më pas ka reaguar shefi të grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj.

Ai ka treguar dokumentin mjekësor ku dëshmon se deputeti Bekë Berisha ka rezultuar negativ në testin e fundit dhe për këtë arsye po merr pjesë sot në seancë.

Nagavci më pas përmendi se deputeti Berisha ka rezultuar pozitiv.

“Unë nuk përmenda emra, vetëm thash që deputeti Berisha ka rezultuar pozitiv”, tha tutje Nagavci. 

Të ngjashme