Nagavci: Thaçi i tejkaloi kompetencat, presim vendim në favor të Vetëvendosjes

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 16:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Negavci nga Lëvizja Vetëvendosje beson se Gjykata Kushtetuese do të vendosë në favor të kësaj partie në lidhje me dekretin e presidentit Hashim Thaci i cili e ka nominuar Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër, raporton EKonomia Online.

Ajo ka thënë se Thaçi  i ka tejkaluar kompetencat e veta dhe e ka anashkaluar fituesin e zgjedhjeve.

“Shkeljet e presidentit janë të shumëfishta dhe të rënda dhe ne besojmë fuqishëm se të gjitha argumentet janë në anën tonë dhe presidenti sipas kushtetutës do të duhej të ishte një person unifikues ai ka kaluar të gjitha kompetencat e tij duke favorizuar parti politike dhe duke vepruar për interesa personale”, shtoi ajo.

“Në mënyrë kushtetuese ka konstatuar se VV-ja ka hequr dorë për të propozuar mandatarin e saj por VV nuk do të heq dorë asnjëherë, po ashtu ka konstatuar afate që nuk janë të përcaktuara në Kushtetutë, dhe në besojmë që GJ K të marr një vendim që të jetë në favor të grupit parlamentar të VV-së”, tha Nagavci.

“Shpresojmë se Gjykata Kushtetuese  do të marr vendim në favor të Vetëvendosjes dhe të vlerësoj se presidenti i ka tejkaluar kompetencat.  Të gjitha argumentet janë në anën tonë. Thaçi jashtë kompetencave kushtetuese ka propozuar një kandidat që nuk është fitues i zgjedhjeve”, tha ajo.

Ajo ka thënë se Vetëvendosje e pret vendimin e Gjykatës për hapat e mëtejmë.

“Ne presim vendimin e Kushtetueses i cili besoj se do të jetë në favor të kërkesës sonë. Ne presim përmirësim me situatën nga pandemia dhe sapo të krijohen kushtet të shpallim zgjedhjet e reja”, tha ajo.

Këtë sipas saj tashmë mund ta ketë bërë edhe Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani “Po zonja Osmani besoj qe i ka përcjellë dhe e di që kanë qenë duke punuar dhe besoj që i ka përcjellë një shkresë Gjykatës” , shoti ajo.

Të ngjashme