Nagavci thotë se propozimi i PDK-së është konfuz

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 14:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se rezoluta e propozuar nga PDK-ja është konfuze, raporton Ekonomia Online.

“Deri në këtë moment nuk ka iniciativë dhe PDK ka kërkuar seancë dhe kanë prezantuar një rezolutë që është konfuze. Ishte e qarte dhe vullnet i PDK dhe LDK qe mos të trajtohet asnjë kërkesë e qeverisë. Propozimi i PDK-së është projekt rezolutë dhe është një rekomandim. Ajo çka është e rëndësishme është se qeveria tash ka miratuar pakon emergjente. Përkundër të gjithave qeveria është e përkushtuar që secili vendim të jetë në mbështetje të qytetarëve”

Ajo ka thënë që PKD dhe LDK-ja kanë bashkëpunuar që të mos i përkrahin masat e qeverisë.

“Qeveria do të jetë në krahë të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ajo.

Të ngjashme