Nagavci thotë se VV’ja i ka mbi 31 nënshkrime për thirrjen e seancës për mocionin kundër qeverisë

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se ndër arsyet kryesore pse kanë nisur procedurën për thirrjen e mocionit kundër Qeverisë ka të bëjë situatën me pandeminë.

Nagavci ka konfirmuar se deri tash zyrtarisht i kanë vetëm nënshkrimet e tyre.

Por jozyrtarisht, ajo ka theksuar se ka deputetë të Kuvendit që kanë thënë se mbështesin këtë iniciativë.

“Pritshmëritë e mia janë se do të arrihet numri i nënshkrimeve. Ka deklarime jozyrtare jo vetëm nga LDK… Edhe PDK si opozitë. Natyrshëm që çdo parti opozitare do ta mbështeste një mocion kundër Qeverisë”, është shprehur Nagavci në Klan Kosova.

Sipas saj, VV’ja i ka jozyrtarisht mbi 31 nënshkrime për thirrjen e seancës për mocionin kundër qeverisë.

Të ngjashme