Nagavci: Vetëvendosje nuk do të lejojë prekjen e kufijve

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci ka deklaruar se Qeveria Hoti nuk do të lejohet ‘të kapërcejë kufijtë’ në bisedimet me Serbinë.

Nagavci në një postim të saj në rrjetin social Facebook ka shkruar se kryeministri Hoti nuk ka agjendë para vizitës në Washington.

“Ndonëse Hoti dhe Qeveria jolegjitime janë tashmë në rolin të cilin janë të detyruar të luajnë, duhet t’iu bëhet e qartë e ndihmohet të kuptojnë se ka një kufi që s’bën ta kapërcejnë, se ka një skenar që s’duhet ta realizojnë, se ka një pikë ku s’do t’i lejojmë”.

Lexojeni më poshtë postimin e saj të plotë:

Nga Qeveria Kurti, Qeveri dinjitoze dhe e dashur për qytetarët, tek një Qeveri e kontrabanduar nga Presidenti e të gjunjëzuar ndaj Serbisë.

Pasi iniciuan mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti, u bënë pjesë e skenarit për të përmbysur vullnetin e qytetarëve të shprehur me 6 tetor, krijuan një Qeveri të varur nga Lista Serbe, hoqën masat e reciprocitetit ndaj Serbisë që i vendosi Qeveria Kurti, hoqën dorë vullnetarisht nga e drejta për të aplikuar në organizata ndërkombëtare, pra dobësuan pozicionin e Kosovës, tani po bëhen gati të shkojnë në Washington, ndonëse akoma nuk e dinë as vet se cila është arsyeja e vizitës. Z. Hoti dje e bëri të qartë se ai nuk është i njoftuar as për ndonjë agjendë, as për temat sa i përket takimit të 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, përderisa Presidenti Thaçi, ndërkaq po vazhdon të jap sinjale të qarta për atë që ka planifikuar tashmë.

Ngjarjet po ndodhin me shpejtësi këto ditë, vendim pas vendimi secili më i keq se tjetri. Sapo mendon se e kanë prekur fundin, shef se paska dhe më keq. Kjo Qeveri e Thaçit nuk mund të na befasojë, duhet vetëm vëmendje e kujdes, e duhet dhe shkathtësi të mbrojmë vendin nga kjo Qeveri jolegjitime.

Një ditë mund të jetë shumë vonë, vonë për ne, se z. Hoti dhe kolegët e tij, tashmë kanë vendosur jo vetëm për të tashmen, por edhe të ardhmen e tyre dhe këtë do ta kuptojnë shumë shpejtë.

Ne duhet të kemi kujdes për vendin, për veten, për të ardhmen tonë. S’mund të bëhemi pjesë e skenarëve të rrezikshëm e veprimeve jo transparente. Andaj dhe dje në mbledhje të Kryesisë së Kuvendit kam kërkuar që të ftojmë në raportim dhe debat në Kuvend, z. Hoti para se të niset në këtë udhëtim, kërkesë që u përkrah nga Kryesia.

Ndonëse z.Hoti dhe Qeveria jolegjitime janë tashmë në rolin të cilin janë të detyruar të luajnë, duhet t’u bëhet e qartë e t’u ndihmohet të kuptojnë se ka një kufi që s’bën ta kapërcejnë, se ka një skenar që s’duhet ta realizojnë, se ka një pikë ku s’do t’i lejojmë.

Nga Qeveria Kurti, Qeveri dinjitoze dhe e dashur për qytetarët, tek një Qeveri e kontrabanduar nga Presidenti e të…

Gepostet von Arbërie Nagavci am Donnerstag, 18. Juni 2020


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme