Naim Fetahu i PDK-së: Me programin tonë do t’i kthejmë bizneset e larguara në Podujevë

Podujevë | 04 Mar 2020 | 13:42 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidatit i PDK-së për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu ka mbajtur konferencë për medie për prezantimin e programit zgjedhor për ekonomi.

Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.

Fetahu tha se me programin e PDK-së do t’i kthejnë bizneset e larguara nga Podujeva.

“Ndërtimi i Zonës Industriale Komuna e Podujevës do të fillojë që në 100 ditëshin e parë që të bëj një studim pë të ndërtuar një Zonë Industriale të përshtatshme për të nxitur investimet dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Ky studim fizibiliteti do të përcaktojë një hapësirë të përshtatshme dhe do të planifikojë mënyrën e organizimit, mundësitë e financimit, hapat e ndërtimit dhe qësjen për sa i përket menaxhimit të saj”.

“Komuna do të angazhohet për të ndërtuar infrastrukturën e duhur shoqëruese sikurse janë sigurimi i qasjes në rrymë elektrike, ujë industrial, kanalizime apo lidhja me rrugët automobilistike. Qëllimi i kësaj zone do të jetë tërheqja e investitorëve. Rëndësi të veçantë ka për të pasur promovimi i sektorit të prodhimit i cili edhe siguron një punësim zhvillim ekonomik të qëndrueshëm”.

“Mundësi për rritje kapacitetesh të burimeve njerëzore për të gjithë ata sipërmarrës që synojnë të hapin biznese të reja. Përfitues nga Inkubatori do të jenë janë bizneset e reja të cilave do t’iu jepet mbështetje për tre vitet e para derisa të konsolidohen për të mbijetuar në treg. Inkurajim i posaçëm do t’iu jepet bizneseve të nisura nga të rinjtë̈ dhe nga gratë si dhe sektorit të inovacionit dhe teknologjisë̈. Përveç mbulimit të shpenzimeve të qirasë, inkubatori do të ketë shumë lehtësira të tjera sikurse mund të jetë qasja më e lehtë në financime, hartime projektesh për donatorë e grante etj.

Ai më tëj ka shtuar se do të ofrojnë shërbime për biznesnin me qasjen e one-stop shop “të gjitha në një çati”.

“Komuna do të përpiqet që të eleminojë burokracitë dhe minimizojë humbjen e kohës dhe parave nga ana e bizneseve duke ndërtuar një sistem të ofrimit të shërbimeve për biznesnin me qasjen e one-stop shop/”të gjitha në një çati”.

“Tregu i qytetit është lënë pas dore dhe shpesh tregtarët që vijnë janë të pakënaqur me pagesat e larta të cilat nuk i mbulojnë dot me të ardhurat e pakta që kanë. Prandaj, një ndër ndërhyrjet kryesore të PDK-së në këtë komunë do të jetë sistemimi i tregut për ta bërë atë më modern, të përshtatshëm, të pastër. Përpos kësaj, komuna do të krijojë një sistem të subvencionimit e lehtësimit të pagesave të tregtarëve të vegjël për përdorimin e tregut. Këto janë pikat kryesore ekonomik”.

Shefi i grupit parlamentar të  PDK-së Bedri Hamza u shpreh  bindur në fitoren e Fetahut dhe tha se me qeverisjen e tij garantohet zhvillim i bizneseve.

“Jam i nderuar që jam bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar të Podujevës, llapjanët janë afaristë të zotë dhe janë kontribute të zhvillimit ekonomik. PDK-ja zoti Fetahu ka një program të qartë ekonomik, racional e ka gjithë përvojën profesionale menagjeriale dhe politike dhe ka një politikë që garanton zbatimin e programit”.

“Edhe në nivelin qendror ne si PDK e kemi pasur biznesin si zhvillues i fuqishëm. Gjatë kohës së fundit asnjë normë tatimore nuk e kemi rritë dhe bizneset janë rritë. Trendi ka me qenë pozitiv zoti Fetahu ka me qeverisë me përgjegjësi. Unë e njoh personalisht zotin Fetahu e kam mik, ka dhënë kontributin në luftë dhe pas luftës jam i bindur në fitore”.

Të ngjashme