Naim Fetahu jep dorëheqje nga kryetari i degës së PDK-së në Podujevë

Prishtinë | 15 Dhj 2020 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Degës së PDK-së në Podujevë, Naim Fetahu, ka dhënë sot dorëheqje nga posti i tij në këtë degë, por jo edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.

Siç bëhet e ditur nga partia, kjo dorëheqje e tij vjen pas zgjedhjeve në Podujevë dhe në 30-vjetorin e aktivitetit të tij politik.

“Në zgjedhjet e fundit hyra në garë për kryetar të komunës me qëllimin e vetëm që ta bëjmë ndryshimin në Podujevë, me dëshirën që Llapit e Gollakut t’i kthejmë dinjitetin. Por qytetarët i dhanë dikujt tjetër ketë besim, dhe si të tillë të gjithë pa dallim duhet ta respektojmë. Këto 30 vite në shërbimin publik dhe aktivitete politike kanë bërë që të mos jem afër familjes aq sa duhet, e sidomos afër fëmijëve të cilët më shumë se kurrë kanë nevojë të jem afër tyre. Prandaj, sot kam vendosur për arsye personale te jap dorëheqje nga pozita drejtuese në Degën e Partisë Demokratike në Podujevë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se do të vazhdojë të mbetet aktiv në politikë dhe në shërbim të qytetarëve, vetëm se për momentin ka vendosur që për një kohë t’i kthehet familjes

Naim Fetahu ishte kandidat për kryetar të Podujevës në zgjedhjet e fundit në këtë komunë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme