Naim Gashi zgjidhet drejtor i Agjencisë së Akreditimit

Prishtinë | 06 Mar 2020 | 15:06 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka emëruar Naim Gashin, drejtor të përgjithshëm të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, raporton Ekonomia Online.

Propozimin e ka bërë ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës, Agim Veliu.

Ai ka thënë se në komision përzgjedhës kanë qenë tre sekretarë, një përfaqësues i Universitetit të Prishtinës dhe një nga organizatat joqeveritare.

“Ministria ka shpallur konkurs për drejtor në Agjenicë e Akreditimit. Në pajtim më gjitha nenet MPB-ja ka formuar komisionin për kandidatët që kanë aplikuar për këtë pozitë”.

“Afrim Lokaj, Rifat Morina dhe Naim Gashi janë zgjedhur si më të përshtatshëm për këtë pozitë, ku komisioni do të bëjë përzgjedhjen e tyre”.

“Gjatë këtij afati ne kemi pranuar 3 ankesa. Naim Gashi propozohet për këtë pozitë”.


Lexo më shumë:

Të ngjashme