Naser Rugova për Vjosa Osmanin: S’ka sherif të ri, por ra maska e madhe

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Naser Rugova, tha se s’ka sherif të ri në qytet, por se i është hequr maska bashkëpartiakes së tij Vjosa Osmanit.

Kryeparlamentarja sot përdori një thënie amerikane për të treguar se në Kuvend tanimë është një kryetare që e zbaton në përpikmëri rregulloren e punës së Kuvendit.

Por, Rugova në një status në Facebook ka komentuar këtë deklaratë të saj.

“Sa energjinë e kish! Nuk ka sherif të ri në qytet, thjesht ka ra një maskë e madhe dhe fytyra e vërtetë ka dal sheshit, por kalon edhe kjo. LDK ka tejkaluar situata edhe me të rënda se kjo”.

Të ngjashme