Naser Rugova tregon votën e tij për Qeveri

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 18:06 | Nga

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, thotë se nuk do të votojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit dhe Ramush Haradinajn për kryeministër.

Rugova thotë se koalicioni pjesë e së cilës është PDK, nuk do të përkrahet.

“Unë po flas në emrin tim personal dhe veçanërisht për LDK-në. Është e drejtë kushtetuese e secilit deputet për vendime të caktuara, por deri këto momente GR parlamentar i LAA-së vazhdon të mbetet unik. Po të ishte koalicioni AAK-NISMA nuk do të kishte gjë të keqe, por gjithmonë në harmoni me partinë”, ka thënë Rugova në Tribuna Channel.

Ndryshe, Rugova ishte përfolur në mediat elektronike që do të ishte njëri ndër deputetët që do të votojë pro Qeverisë Haradinaj, gjë të cilën e mohon.

Rugova pohon se ai dhe të gjithë deputetët e LDK-së, së bashku me partnerët e koalicionit, nuk kanë vullnet për të mbështetur PAN-in.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme