Nasim Haradinaj s’merr pjesë në seancë në shenjë proteste për trajtimin në Speciale

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Gjykatësi i procedurës paraprake, ka njoftuar se Nasim Haradinaj nuk pranoi të paraqitet për vetdeklarimin e tij për fajësinë apo pafajësinë e tij.

Avokati i tij tha se Haradinaj nuk dëshiron të marrë pjesë mbi bazën e protestës për mënyrën se si është trajtuar.

Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën e parashtruar më 30 tetor 2020 nga Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit (“z. Gucati”) dhe
Nasim Haradinajt (“z. Haradinaj”), për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe
për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme