NATO interesohet për sigurinë kibernetike në Kosovë

Prishtinë | 08 Qer 2017 | 11:40 | Nga

Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike, i udhëhequr nga zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, respektivisht Koordinatorit Nacional për Siguri Kibernetike, Behar Selimi, pritën në takim shefin e stafit të KFOR-t, Aemal Bahadur.

Në këtë takim u bisedua për situatën e përgjithshme të sigurisë, në veçanti për gjendjen e sigurisë kibernetike.

Bahadur u njoftua për ta arriturat e Qeverisë së Kosovës dhe me sfidat me të cilën përballen sa i përket gjendjes së sigurisë kibernetike në Kosovë.

Në këtë takim me zyrtarin e lartë të NATO-s u bisedua edhe për gjetjen e bashkëpunimit në rritjen e sigurisë në këtë fushë.

Të dy palët dakorduan se së shpejti do të vijë një eksperte e NATO-s në Kosovë, për të vlerësuar nevojat për mbështetje nga NATO.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme