Natyra Kuçi: Mosreagimi i VV-së për deklaratat e Pacollit tregon mendësi të njëjtë brenda tërë partisë

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka reaguar pas deklaratës së deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e cila u shpreh me fjalë të rënda për nënën e heronjve Shkelzen dhe Luan Haradinaj.


Kuçi, përmes një shkrimi në Facebook, e ka dënuar deklaratat e Pacollit, duke thënë se mosdistancimi i Lëvizjes Vetëvendosje nga kjo gjuhë tregon se nuk është problem tek një mendësi e një individi, por komplet organizatës.

Shkrimi i plotë:

Nga piedestali „i lartë“ i moralit dhe etikës që e vendos veten e ke shumë të lehtë të gjykosh dhe pa asnjë pikë ndjeshmërie të fyesh një nënë të sëmurë e të fshehësh hipokrizinë përbrenda partisë tënde. Fjalët e pista të Fitores e mosreagimi i VV-së na tregon qartë që këtu nuk bëhet fjalë për një individ por për një organizatë me të njëjtën mendësi.

Të ngjashme