Natyra Kuqi: Qeveria Kurti erdhi dhe po shkon pa asnjë program serioz

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Ashtu siç Kosova nuk mund të ecë përpara me qeverisje të mentalitetit të vjetër, njësoj, nuk mund të ketë përparim me një qeveri të mendësisë bolshevike e populiste. Qeveria Kurti erdhi dhe po shkon pa asnjë program serioz, të majtë e progresiv, që adreson problemet ekonomike e sociale të Republikës së Kosovës dhe që e zgjidhë përfundimisht problemin e pazgjidhur me Serbinë.

Nuk pamë sepse nuk pati asnjë plan progresiv për ekonominë. I ashtuquajturi program qeverisës, në 45 faqet e tij nuk përmend pothuajse fare fjalën barazi, e nuk flet as për rishpërndarje. Në vend të kësaj, programi dominohet nga termat si menaxhimi, efiçienca, kursimet, racionalizimi, e të tjera si këto. Vlerësuar nga programi, qytetarët nuk e kanë humbur një qeverisje transformuese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme